Lidhje

Protesta të gjyqtarëve në Francë


Protesta të gjyqtarëve në Francë
Protesta të gjyqtarëve në Francë

Gjyqtarët në Francë kanë dalë në rrugë, duke mbyllur gjykatat anembanë vendit, në shenjë proteste për atë që e quajnë si ndërhyrje juridike nga ana e presidentit Nikola Sarkozi.

Duke mbajtur të veshur veshjen tradicionela të zezë të gjykatësit, ata nisën protestën e tyre në qytetin perëndimor të Nantës.

Gjykatat anembanë vendit u mbyllën përveçse për rastet urgjente.

Gjyqtarët thanë se ata janë të zemëruar me reformat që kërcënojnë lirinë e tyre, si dhe me komentet e z. Sarkozi për çështje të rëndësishme.

Javën e kaluar Z.Sarkozi e etiketoi një të dyshuar për vrasjen e një gruaje të re, si “fajtor” përpara fillimit të gjykimit. Ai kritikoi gjykatësin që nuk la një oficer për të vëzhguar subjektin e hetimit, i cili ishte liruar së fundmi nga burgu, dhe kishte 15 akuza të mëparshme nga vjedhje në përdhunim.

XS
SM
MD
LG