Lidhje

Protestë kundër kancelares Merkel në përvjetorin e ribashkimit të Gjermanisë


Protestuesit e ekstremit të djathtë hodhën parrulla kundër Kancelares Angela Merkel, ndërkohë që udhëheqësit gjermanë u mblodhën sot në qytetin lindor të Dresdenit për të festuar përvjetorin e ribashkimit të vendit 26 vjet më parë.

Protestuesit, të cilët qëndronin përtej barrierave të ngritura nga policia thërrisnin "Merkel ik" dhe "tradhtare", pasi kancelarja kishte marrë pjesë në një shërbesë në kishën Frauenkirche.

Zonja Merkel është kritikuar ashpër në disa qarqe për politikën e saj mikpritëse ndaj refugjatëve dhe Dresdeni ka qenë një qendër e këtyre protestave. Megjithë gjendjen e tensionuar, Merkel u bëri thirrje gjermanëve për të shijuar ditën e ribashkimit.

XS
SM
MD
LG