Lidhje

SHBA: Protesta për ngritjen e pagës minimale


Punonjësit e industrisë së ushimeve të çastit në shumë qytete amerikane po organizojnë sot protesta në përpjekje për të bindur autoritetet të ngrenë pagën minimale.
Drejtuesit e sindikatave për rrjete të tilla ushqimore si McDonald, Wendy’s, apo Burger King, thonë se punëtorët me pagë minimale po planifikojnë të largohen sot nga puna në rreth 100 qytete, ndërsa në komunitete të tjera po planifikohen demonstrata.

Ata kërkojnë që paga minimale të ngrihet nga 7.25 dollarë në 15 dollarë në orë, pasi me një pagë të tillë minimale, që nuk i kalon 15 mijë dollarët në vit, nuk mund të përballojnë jetesën, apo të kujdesen për familjen.

Shumë drejtues korporatash në Amerikë, ndonëse jo të gjithë, janë kundër ngritjes së pagës minimale, duke thënë se kjo do t’i detyronte të mbyllnin shumë kompani. Ligjvenësit konservatorë në përgjithësi e kundërshtojnë ngritjen e pagave duke thënë se kjo do të dëmtonte ekonominë.

Protestat janë planifikuar një ditë pasi presidenti Obama tërhoqi vëmendjen në lidhje me thellimin e hendekut të të ardhurave midis atyre që kanë një karrierë profesionale dhe punëtorëve me të ardhura të ulta, që paghen me orë. Ai u angazhua të mbështesë kërkesën e tyre për ngritjen e pagës, por nuk përmendi një shifër konkrete.
XS
SM
MD
LG