Lidhje

Protestat e lëvizjes Zaptimi i Uoll Stritit në Kaliforni


Protestat e lëvizjes Zaptimi i Uoll Stritit në Kaliforni
Protestat e lëvizjes Zaptimi i Uoll Stritit në Kaliforni

Protestuesit e përfshirë në lëvizjen Zaptimi i Woll Stritit pritej që të marshonin nëpër rrugët e Oaklandit në Kaliforni sot, duke bërë thirrje për një grevë të përgjithshme e cila do të sillte paralizimin e tregëtisë në qytet.

Protestuesit iu kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre ose të lenë shkollat apo punën sot e t’u bashkoheshin atyre nëpër rrugët e qendrës së Oaklandit. Marshimi i tyre pritet të jetë edhe në portin e qytetit, i cili është një pikë e rëndësishme për futjen e mallrave të huaja në Shtetet e Bashkuara.

Nuk është e qartë se sa njerëz i janë bashkuar grevës.

Oaklandi u vendos në vëmendjen kombëtare javën e kaluar kur policia nisi të largonte dhjetra protestues nga një shesh përpara bashkisë së qytetit. Kjo ngjarje u shoqërua me dhunë, e si pasojë një protestues, veteran i luftës në Irak, u plagos rëndë.

Të premten policia në Nashville, arrestoi rreth 30 protestues pasi shkelën rregullin e kufizimit të lëvizjes gjatë orëve në natës në sheshin publik ku ishin grumbulluar. Ata u liruan një ditë më pas.

XS
SM
MD
LG