Lidhje

Protestat, që filluan në Nju Jorkut përhapen në gjithë botën


Protestat, që filluan në Nju Jorkut përhapen në gjithë botën
Protestat, që filluan në Nju Jorkut përhapen në gjithë botën

Dhuna shpërtheu në Romë sot gjatë një vale protestash në mbarë botën të frymëzuara nga lëvizja “Zaptimi i Wall Street-it”.

Disa italianë u shkëputen nga grupi kryesor prej qindra protestuessve dhe u sulën në rrugët e Romës duke thyer xhamat e dritareve dhe i vunë zjarrin disa ndërtesave. Prania e policisë në qytetin italian ishte e madhe.

Edhe në Londër, pati përleshje mes policisë dhe protestuesve të mblodhur pranë Katedrales së Shën Palit.

Protesta të njëjta u zhvilluan edhe në Australi, Zelandën e Re, Spanjë, Gjermani dhe Francë, ku po zhvillohet takimi i ministrave të financave të 20 ekonomive më të mëdha të botës për të diskutuar krizën ekonomike në Evropë.

Në Shtetet e Bashkuara, kanë vazhduar protestat në Uashington, Nju Jork dhe qendra të tjera financiare. Agjencia për menaxhimin e emergjencave në Uashington njoftoi se në mesditë rreth 500 protestues marshuan përmes qytetit.

Në Manhatan, më vonë protestuesit pritet të mblidhen në sheshin Times Square.

Shumë demonstrues po protestojnë kundër pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve, duke e quajtur veten “99 përqindshi” në kontrast me “1 përqindshin” e njerëzve për të cilat ata thonë se përfaqësojnë më të pasurit e botës.

XS
SM
MD
LG