Disa dhjetra banorë të komunave Postribë dhe Rrethina protestuan sot në Shkodër kundër ndërprerjes së energjisë nga ana e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, CEZ.
Protestuesit kërkuan të mos ketë ndërprerje kolektive dhe rikthimin e saj për të gjithë familjet, që paguajnë faturat. Prej më shumë se dy javësh, rreth 20 mijë banorë të dy komunave kanë mbetur pa energji elektrike dhe, bashkë me to, edhe një numër biznesesh dhe institucionet publike.
Ditët e fundit, protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në disa komuna të Lezhës dhe Kukësit, ku kompania CEZ ka nisur një aksion, për shkëputjen e energjisë në të gjithë zonat, që nuk paguajnë më shumë se 80 përqind të energjisë së përdorur.