Lidhje

Presidenti i Jemenit është nisur për në SHBA për arsye mjekësore


Presidenti i Jemenit është nisur për në SHBA për arsye mjekësore
Presidenti i Jemenit është nisur për në SHBA për arsye mjekësore

Zyrtarët jemenas thonë se Presidenti Ali Abdullah Saleh është nisur për në Shtetet e Bashkuara për kujdes mjekësor, duke premtuar se se do të kthehet në Jemen për të drejtuar partinë e tij në pushtet.

Zyrtarët thonë se zoti Saleh u nis nga kryeqyteti Sana sot për në Oman ku do të qëndronte për pak kohë para se të vazhdonte udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara. Zoti Saleh u plagos rëndë në një sulm me bombë ndaj kompleksit të tij presidencial qershorin e kaluar dhe kaloi disa muaj nën mjekim në Arabinë Saudite.

Në një fjalim para zyrtarëve të partisë së tij sit, njoftohet se ai i kërkoi popullit jemenas ta falë për gabimet që ka bërë gjatë regjimit të tij autokratik 33 vjeçar.

Mijëra jemenas u mblodhën sot në kryeqytetin Sana ku kërkuar që zoti Saleh të gjykohet për shtypjen e dhunshme të kryengritjes ku janë vrarë mijëra vetë.

Protestuesit nuk e pranojnë një ligj që i garanton zotit Saleh imunitet të plotë nga ndjekja penale. Parlamenti i Jemenit e miratoi zyrtarisht dje ligjin.

Ligji gjithashtu i siguron imunitet të pjesshëm këshilltarëve politikë të presidentit, megjithëse ndryshime të minutës së fundit e ngushtuan hapësirën e kësaj lloj amnistie.

Ligji i ri është pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga vendet arabe të gjirit që synon t’i japë fund trazirave politike.

XS
SM
MD
LG