Lidhje

SHBA: Siria e vonuar me shkatërrimin e armëve kimike


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Siria rrezikon të mos përmbushë afatin e 30 qershorit për shkatërrimin e armëve kimike.

Zëdhënësja Jen Psaki tha dje se Siria është shumë pas planit për shkatërrimin e tyre.

Psaki tha se Shtetet e Bashkuara do t’i bëjnë presion Sirisë të ndërmarrë hapat për të shpejtuar procesin në mënyrë që të përmbushet afati.

Siria ra dakort të shkatërrojë armët kimike për të mënjanuar një sulm të mundshëm ushtarak nga Shtetet e bashkuara pas një sulmi me armë kimike në gusht në rrethinat e Damaskut. Më shumë se 1 mijë e 400 vetë gjetën vdekjen.

Siria fajësoi për sulmin rebelët që luftojnë për përmbysjen e presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG