Lidhje

Këngë tjetër e solistit PSY dhe grupit të tij


Kënga e tij e re, e titulluar “Gentleman” do të mund të shkarkohet sonte në mesnatë në I tunes në vende të ndryshme të botës

Grupi muzikor koreanojugor dhe solisti PSY, që u bë i famshëm në të gjithë botën përmes videos në internet sjell tani një tjetër këngë, për të cilën ai shpreson se do të jetë edhe më e famshme se kënga Gangëm Style.

Kjo Video ka marrë klikimet më të mëdha në historinë e You-tubit, ajo është parë nga mbi 1 miliardë e 513 milionë e 505 mijë e 354 persona.

Artisti PSY me grupin e tij zhvilloi një turne nëpër botë, duke fituar zemrat e tifozëve.

Kënga e tij e re, e titulluar “Gentleman” do të mund të shkarkohet sonte në mesnatë në I tunes në vende të ndryshme të botës.

Ylli koreanojugor do të japë nesër koncert para 50 mijë spektatorëve në Seul. Koncerti do të transmetohet në you tube në orën 10:30.
XS
SM
MD
LG