Video të reja të tërmetit dhe cunamit të 11 marsit në Japoni po japin një pasqyrë më të qartë rreth dëmeve që u shkaktuan në centralin bërthamor Daiichi të Fukushimës.
Xhirimi i shkurtër i publikuar sot nga kompania energjetike Tokyo tregon një valë të rëndë që godet uzinën, duke kaluar me lehtësi murin mbrojtës.
Videoja u bë publike sot ndërkohë që zyrtarët japonezë kanë njoftuar rregulla më të ashpra për impiantet bërthamore të vendit.
Autoritetet po u kërkojnë tani centraleve të kenë dy gjeneratorë rezervë. Katastrofa e 11 marsit në Fukushima dëmtoi gjeneratorin e vetëm rezervë të uzinës, duke bërë të pamundur ftohjen e reaktorëve bërthamorë.