Lidhje

Kaliforni, Kampionati Botëror i Kungullit


Lugina Napa, në shtetin perendimor amerikan të Kalifornisë, mund të jetë e famshme për prodhimin e verës, por tani ajo shquhet edhe për një tjetër gjë.

Tre fituesit e parë të Kampionatit të 40 Botëror të Kungullit më të madh, që u zhvillua dje në Kaliforni janë nga Napa.

Kungulli fitues peshonte gati 900 kilogram ose 1,985 paund.

Por ai ishte më i vogël sesa kungulli prej 920 kilogramësh që shënoi rekord botëror në fillim të muajit në një garë tjetë në Kaliforni. Kungulli ishte rritur gjithashtu në Luginën Napa.
XS
SM
MD
LG