Në Vlorë dhe në Sarandë, dy portet e qyteteve bregdetare janë në punime modernizuese të shërbimeve dhe infrastrukturës. Në Portin e Sarandës përmirësimet kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të anijeve dhe të turistëve, ndërsa në Vlorë punimet për zgjerimin e portit pritet të mbyllen verën e këtij viti. Të dy portet kanë realizuar fillimin e këtij viti edhe standartet e sigurisë, të cilat po ndiqen nga organizma ndërkombëtarë.