Lidhje

Punonjësit grekë të shëndetësisë ndërpresin punën


Punonjësit grekë të shëndetësisë kanë ndërprerë punën e tyre në spitalet shtetërore, në shenjë proteste ndaj masave të ashpra të qeverisë dhe vonesave të pagesave të tyre.

Mjekët dhe personeli administrativ dolën jashtë spitaleve për disa orë ditën e sotme, duke shkaktuar ngadalësimin e punës. Ata kërkonin që qeveria t’i paguajë për punën jashtë orarit për të paktën 4 muajt e fundit.

Punonjësit e shëndetit publik protestuan edhe ndaj shkurtimeve që qeveria ka vendosur, për të siguruar ndihmën ndërkombëtare prej 171 miliardë dollarësh dhe shlyerjen e kredive nga kreditorët privatë.

Protestat e sotme vijnë ndërsa Greqia bëhet gati për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen në fund të prillit, ose në fillim të muajit maj.

Qeveria që do të dalë nga këto zgjedhje do të zëvendësojë qeverinë teknike të Lucas Papademos, i cili po përpiqet prej disa muajsh të negociojë me organizmat ndërkombëtarë për të marrë ndihma financiare që do të shmangnin falimentimin financiar të Greqisë.

XS
SM
MD
LG