Lidhje

Punonjësit në gjithë botën shënojnë 1 majin


Dhjetra mijëra punonjës në mbarë botën kanë shënuar sot 1 majin Ditën Ndërkombëtare të Punonjësve, me marshime dhe thirrje për më tepër të drejta për punëtorët.

Në Rusi, Presidenti i sapozgjedhur Vladimir Putin iu bashkua dhjetra mijëra personave që marshuan nëpër rrugët e Moskës. Edhe presidenti aktual, Dmitri Medvedev, mori pjesë në mitingje dhe marshime, ku pjesëmarrësit mbanin në duar parrulla ku shprehej mbështetja për sindikatat.

Protesta janë në plan të mbahen edhe në Shtetet e Bashkuara, ku protestuesit e lëvizjes “Të pushtojmë Wall Streetin” po planifikojnë bllokimin e një ure të rëndësishme në Nju Jork, si dhe të mbyllin ndërtesa të rëndsishme të Wall Streetit. Protesta ka patur edhe në vendet aziatike, më e madhja e të cilave ishte në Xhakartë.

XS
SM
MD
LG