Lidhje

Putin: Snowden do të largohet në rastin më të parë


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ish-kontraktori i zbulimit amerikan, i arratisuri Edward Snowden, do të largohet nga Rusia sapo t’i jepet mundësia. Zori Putin thotë që Shtetet e Bashkuara e kanë bllokuar Snowden-in në territorin rus sepse i anuluan pashaportën. Ai thotë që Snowden erdhi në Rusi i paftuar, dhe shtoi që vendi i tij nuk ishte destinacioni i tij i fundit.

Snowden-it i është ofruar azil politik në Bolivi, Nikaragua, dhe Venezuela, por ka ngelur për tre javë në zonën e tranzitit të aeroportit të Moskës, dhe nuk ka mundësi të udhëtojë pa dokumenta.

Qeveria amerikane e akuzon atë për spiunazh, dhe kërkon që ai të kthehet në SHBA për t’u ndeshur me drejtësinë.

Të premten, Snowden u takua në aeroport me aktivistë të të drejtave të njeriut, duke i thënë atyre që ai po kërkon azil politik të përkohshëm në Rusi, deri sa të jetë në gjendje të shkojë në Amerikën Latine.

Zyrtarët rusë thonë që ata ende nuk kanë marrë kërkesë nga Snowdeni.
XS
SM
MD
LG