Lidhje

Rusia, Kina bashkërendim përballë provave bërthamore të Phenianit


Rusia and Kina kanë rënë dakord për nevojën e ngrirjes së programeve bërthamore dhe të raketave të Koresë së Veriut si dhe pezullimin e manovrave të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Disa orë pasi Pheniani njoftoi se kishte vënë në provë një raketë të martën, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të koordinonte me homologun kinez Xi Jinping për të vënë në jetë një plan që do t’i kundërvihej kërcënimit në rritje nga ambicjet e Phenianit.

“Kemi rënë dakord të mbështesim fuqishëm nismën tonë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje për çështjen koreane bazuar në programin gradual rus dhe idenë kineze për të pezulluar aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, si dhe pezullimin e manovrave të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut,” tha zoti Putin në një konferencë për shtyp pas takimit mes dy udhëheqësve në Moskë.

Këtë javë Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia do të zhvillojnë një takim tri palësh në Gjermani, ku do të mblidhen përfaqësues të lartë të G-20. Në Hamburg pritet të jenë edhe udhëheqës të Rusisë dhe Kinës për takimin e Grupit të Njëzetëshes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG