Qendra gjermane e Hapësirës thotë se një satelit i çaktivizuar ka rënë në atmosferë, po nuk ka informacione ende se nëse ndonjë nga pjesët e tij është përplasur në tokë.
Qendra tha se shumica e pjesëve të satelitit me madhësinë e një makine priteshin të digjeshin gjatë rihyrjes në atmosferë por gati 30 fragmente me një peshë gati 2 tonë mund të bien në tokë.
Zëdhënësi i agjencisë tha se nuk ka ende informacion se në cilin vend apo kontinent sateliti ka hyrë në atmosferë.