Lidhje

Qendrat arkeologjike greke të hapura për të ndihmuar në lehtësimin e borxhit


The Athens Acropolis hill is seen at sunset on a cloudy day, November 15, 2011.
The Athens Acropolis hill is seen at sunset on a cloudy day, November 15, 2011.

Ministria greke e Kulturës tha dje se po e bën më të lehtë për të marrë me qera disa nga qendrat arkeologjike të vendit për filmime dhe fotografi për reklama dhe aktivitete të tjera.

Ministria tha se paratë e grumbulluara do të ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e këtyre qendrave. Plani i ri do të lejojë një qasje më të madhe në rrënojat e antikitetit grek.

Deri tani, zyrtarët e ministrisë kanë qënë shumë selektivë në vendosjen se cili projekt lejohej të përdorte këto qendra.

Në dhjetor, qeveria greke uli normën e qerasë për shumë nga qendrat e saj historike, përfshi Akropolisin, në gati 2 mijë dollarë në ditë, sa gjysma e asaj që kërkonte në vitin 2005.

Qeveria greke po përpiqet të negociojë pakësimin e borxhit në një përpjekje për të siguruar një paketë të re shpëtimi prej 165 miliardë dollarësh për të mënjanuar një falimentim financiar ndaj detyrimeve që ka për të shlyer në mars.

XS
SM
MD
LG