Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama prezantoi sot kabinetin e ardhshëm qeveritar, me të cilin do të drejtojë vendin në mandatin e tij të dytë pas fitores së zgjedhjeve të 25 Qershorit. Numri i ministrive reduktohet në 11 nga 16 të tilla që janë aktualisht.