Në Kosovë, partitë politike kanë shtuar diskutimet e brendshme në kërkim të një zgjidhjeje për tejkalimin e situatës së bllokuar që e ka lënë vendin pa institucione të reja që nga tetë qershori kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndonëse asnjë nga forcat politike nuk ka ofruar zyrtarisht ndonjë rrugëdalje, janë shtuar zërat që kërkojnë rishqyrtimin e pozicioneve politike. Presidentja e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike për një takim të përbashkët duke tërhequr vëmendjen në rrezikun e thellimit të krizës politike.