Lidhje

Qeveria siriane intensifikon dhunën kundër disidentëve


SYRIA
SYRIA

Qeveria siriane duket se e ka shkallëzuar më tej shtypjen ndaj disidentëve, në prag të afatit të së martës për të cilin kishte rënë dakord, për ndalimin e operacioneve ushtarake. Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, që monitoron dhunën në Siri, njoftoi se sot atje janë vrarë mbi 100 vetë, dy të tretat e të cilëve civilë. Një zëdhënës i opozitës tha se qeveria siriane po përpiqet të shtypë kryengritjen e disidentëve para 10 prillit, që është afati i caktuar nga komuniteti ndërkombëtar për tërheqjen e turpave qeveritare.

Ndërkohë, sot është 65 vjetori i krijimit të partisë Baath në pushtet dhe mijëra vetë ishin mbledhur në Damask, për të festuar, me flamuj dhe foto të Presidentit Assad.

XS
SM
MD
LG