Lidhje

Qeveria siriane: Shpërthimi në Hama, vepër e terroristëve


Qeveria siriane fajësoi sot terroristët për një shpërthim masiv në qendër të qytetit Hama, ku u vranë të paktën 16 persona.

Si qeveria, edhe forcat rebele, ja hodhën fajin njëri tjetrit për shpërthimin që ndodhi dje në një lagje të banuar. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve tha se terroristët ishin duke vendosur një pajisje shpërthyese, kur ajo u aktivizua, duke shkaktuar shpërthimin.

Aktivistët kundër qeverisë, megjithatë, fajësojnë forcat e sigurisë për incidentin, për të cilin ata thonë se ndodhi në kuadrin e dhunës që shkaktoi të paktën 27 të vrarë dje në mbarë vendin.

Incidente me dhunë kanë ndodhur edhe sot në rajonin Deir el-Zour, ku sipas Komisionit të Përgjithshëm të Revolucionit Sirian, forcat qeveritare lanë 7 të vrarë.

Dhuna në Siri ka vazhduar edhe pas marrëveshjes për ndalimin e luftimeve, të ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së Kofi Annan.

XS
SM
MD
LG