Lidhje

Qeveria siriane vazhdon shtypjen e protestave


Qeveria siriane vazhdon shtypjen e protestave
Qeveria siriane vazhdon shtypjen e protestave

Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare kanë vënë në shenjestër civilët që protestonin kundër qeverisë së Bashar al Asadit sot, një ditë pasi demonstratat përfunduan në përleshje të dhunshme. Aktivistët thanë se forcat pro-qeveritare kishin sulmuar demonstruesit që dilnin nga një xhami në qytet.

Po sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar edhe të shtëna sporadike.Ata njoftojnë se është vrarë një person në një tubim anti-qeveritar në provincën Idlib.

Por burimet qeveritare i kanë përgënjeshtruar dëshmitë e protestuesve dhe kanë akuzuar median e huaj për fabrikim lajmesh.

Në zhvillime të tjera, Lidhja Arabe po diskuton krizën në Siri në një takim sot në Kairo.

XS
SM
MD
LG