Në disa qindra dokumente të reja ushtarake amerikane të publikuara, jepen hollësi lidhur me shumicën e më tepër se 700 personave që janë ndaluar në qendrën e Gjirit Guntanamos të Kubës.
Gazeta The New York Times thotë se njoftimet e zbulimit tregojnë se një e treta e të liruarve u cilësuan si persona me rrezikshmëri të lartë para se ata të liroheshin, ose të tranferoheshin nën mbikqyrjen e qeverive të tjera. Në dokumentet që u bënë të njohura, thuhet se në vitin 2007, SHBA e cilësuan organizatë terroriste agjencinë kryesore pakistaneze të zbulimit.
Dokumentet zbulojnë se ushtria ka thënë që të ndaluarit në lidhje me agjencinë pakistanzeze të të zbulimit mund të kenë dhënë mbështetje për al-Kaidën dhe talebanët, ose mund të jenë përfshirë në veprime armiqësore kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit.
Po sipas dokumenteve, shumica e 172 të burgosurve që vazhdojnë të mbahen të ndaluar, përbëjnë rrezik serioz për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, nëse ata lirohen pa u mbikqyrur siç duhet. Rreth 600 të ndaluar janë liruar që nga koha kur i burgosuri i parë u dërgua në atje në vitin 2002.