Lidhje

Fillon gjyqi për vrasjen e ish kryeministrit libanez

Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara filloi gjyqin ndaj katër personave të akuzuar për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri në vitin 2005.
Zoti Hariri vdiq kur një furgon me eksplozivë shpërthu në Bejrut, duke vrarë 21 persona dhe plagosur 231 të tjerë.
Gjykata e Posaçme për Libanin filloi gjykimin në Hagë sot, kundër katër anëtarëve të grupit militant Hezbollah, që po gjykohen në mungesë.
Hezbollahu ka mohuar përfshirjen në sulm dhe e dënoi gjykimin si një komplot të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Prokurorët thonë se katër personat ishin pjestarë të komplotit për të vrarë zotin Hariri.
This item is part of
XS
SM
MD
LG