Lidhje

Rama për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni


Kryeministri i Shqipërisë shprehu sot shqetësim në përfundim të takimit me presidentin maqedonas, Giorge Ivanov

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehu sot shqetësim lidhur me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Ai bëri disa komente lidhur me këtë çështje në përfundim të takimit me presidentin maqedonas, Giorge Ivanov.

Zoti Rama megjithatë vuri në dukje se për Shqipërinë “integriteti dhe mbarëvajtja e Maqedonisë ka një rëndësi të dorës së parë jo vetëm sepse atje jeton një pjesë e rëndësishme e popullsisë shqiptare por edhe sepse Maqedonia është shumë e rëndësishme për të gjithë ekuilibrin e rajonit të Ballkanit”, u shpreh zoti Rama.

"Dua të shpresoj dhe të besoj se së bashku si fqinj dhe si miq ne do të çojmë përpara një proces bashkëpunimi ku e përsëris edhe njëherë tjetër implementimi me rigorozitet i marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakortsuara për të harmonizuar bashkëjetesën mes pjesës maqedonase dhe pjesës shqiptare të Maqedonisë do të jetë i padiskutueshëm".

Nga ana e tij presidenti Ivanov nuk përmendi çështjen e të drejtave të shqiptarëve, por u përqëndrua te nevoja e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të rajonit, veçanërisht në optikën e procesit të integrimit europian të rajonit.

Përfaqësues të opozitës e kritikuan komentin e kryeminsitrit Rama për krahasimin e të drejtave të pakicës maqedonase në Shqipëri me ato të shqiptarëve në Maqedoni, duke kërkuar më shumë sqarime nga kryeminsitri për politikat e tij rajonale.
XS
SM
MD
LG