Lidhje

Rama, luhatje tensioni gjatë një takimi


Kryetari socialist mori trajtim mjekësor në spitalin e Burrelit. PS: Gjendja u stabilizua shpejt

Kryetari i partisë socialiste Edi Rama pati sot probleme shëndetësore ndërsa ndodhej në qytetin e Burrelit për një takim të planifikuar pune. Sipas Partisë socialiste, zoti Rama ka patur luhatje tensioni dhe për këtë arsye ka marrë edhe trajtim mjekësor në spitalin e qytetit me serume. Partia socialiste saktëson se situata është stabilizuar brenda një periudhe të shkurtër kohore. Zoti Rama nuk ka ndryshuar axhendën, dhe pasi ka lënë spitalin, ka vazhduar takimet e planifikuara.
XS
SM
MD
LG