Lidhje

Raport i ri mbi pjesëmarrjen e grave në politikë


Një raport i ri arrin në përfundimin se numri i grave të përfshira në politikë në gjithë botën është i pakët, me përjashtim në vendeve nordike të cilat sipas raportit kanë barazi gjinore. Raporti i Bashkimit Ndër-Parlamentar, një organizatë që bashkëpunon me OKB-në dhe e ka qendrën në Gjenevë, thotë se numri i grave të zgjedhura në parlament vitin e kaluar nuk pasqyron ndryshimet dramatike politike në shumë pjesë të botës.

Raporti arrin në përfundimin se vitin e kaluar numri mesatar i grave të zgjedhura në parlament në shkallë globale ishte 19.5 për qind. Po ashtu thuhet se më pak se një ndër 5 parlamentarë janë gra në botë sot.

Raporti thotë se bota arabe ka mesataren më të ulët rajonale të grave në botë për pjesëmarrje me 10 për qind dhe numri i grave në qeveri nuk ka ndryshuar që nga viti 2005, me 7 për qind.

Megjithëse zhvillimet në Afrikën Veriore dhe botën arabe kanë krijuar valë ndryshimi kudo në botë, por nuk kanë tronditur sistemin e vjetër politik.

Shqipëria, e cila ka vetëm një ministre në një kabinet me 15 anëtarë, radhitet e 84-a mes mbi 100 vendeve të botës dhe e 82-a për pjesëmarrje në parlament me 22 anëtare mes 140 vendeve të parlamentit.

Në raport thuhet se mjeti më efektiv për përfshirje më të madhe të grave në politikë aktualisht janë kuotat, një numër i caktuar paraprakisht për pjesëmarrje në jetën politike të grave.

XS
SM
MD
LG