Lidhje

Raport i ri: 10 vjet pas 11 shtatorit, SHBA jo plotësisht të sigurta


Raport i ri: 10 vjet pas 11 shtatorit, SHBA jo plotësisht të sigurta
Raport i ri: 10 vjet pas 11 shtatorit, SHBA jo plotësisht të sigurta

Një raport i ri ve në dukje se 10 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara ende nuk janë aq të sigurta sa duhet të jenë.

Raporti i botuar të mërkurën nga ish kryetarët e komisisonit të ngarkuar me hetimin e sulmeve, thotë se megjithëse është bërë përparim i madh gjatë dekadës së fundit në fushën e sigurisë, ende ka shumë boshllëqe në sistemin e sigurisë.

Një prej bashkëkryetarëve, ish guvernatori i Nju Xhersit, Tom Kean, thotë se në disa raste boshllëqet janë “shumë të mëdha”.

Raporti thekson se aeroportet e vendit janë veçanërisht më të rrezikuarat dhe bën thirrje për përmirësimin e teknikave për zbulimin e pajisjeve shpërthyese. Raporti po ashtu thekson se vendi duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar komunikimin mes agjencive të ndryshme federale.

XS
SM
MD
LG