Lidhje

Raport i koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, Pakistani ndihmon talebanët


Raport i koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, Pakistani ndihmon talebanët
Raport i koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, Pakistani ndihmon talebanët

Një raport i koalicionit ndërkombëtar në Afganistan që ka rënë në duart e shtypit, akuzon Pakistanin se po ndihmon në mënyrë sekrete talebanët.

Sipas raportit të siguruar nga gazeta The Times dhe BBC-ja, agjencia ushtarake e spiunazhit të Pakistanit, po mbështet talebanët, dhe kryengritësit besojnë se fitorja është e pashmangshme kur të largohen trupat e Natos në vitin 2014.

Dokumentet e fshehta thuhet se janë hartuar nga informacione të mësuara gjatë marrjes në pyetje të 4 mijë talebanëve dhe operativëve të kapur të al-Kaidës.

Në raport ka një frazë ku thuhet se ata bazohen në mbështetjen nga Pakistani. Por siç e thashë, raporti është përpiluar nga hetimet dhe marrjet në pyetje të të arrestuarve dhe nuk mund të vlerësojmë shumë atë që thuhet. Ata flasin rreth perceptimit të tyre për fushatën dhe për atë që besojnë se po arrin fushata e tyre”.

Zyrtarët e ministrisë së jashtme të Pakistanit minimizuar zbulimet e raportit si “të pavlera” duke thënë se Islamabadi është “i vendosur për mos-ndërhyrje në Afganistan dhe pret që të gjitha shtetet e tjera të zbatojnë të njëjtat parime”.

“Nuk mendoj se këto pretendime janë të reja. Ato janë bërë prej vitesh – dhe të gjithë i dimë arsyet – ne kishim një plan pune të përbashkët me shumicën e vendeve në botë për shumë vite dhe nuk kemi si të jemi tani në anën tjetër. Por më e rëndësishmja është të shihen bisedat që ndodhin mes talebanëve dhe kryeqyteteve të tjera të rëndësishme të botës. Pra më duhet ta nënvlerësoj këtë raport si ndoshta një strategji të qëllimshme”.

Lajmet rreth raportit vijnë ndërsa ministrja e jashtme e Pakistanit Hina Rabbani Khar është në Kabul për bisedime me presidentin afgan Hamid Karzai. Marrëdhëniet mes dy qeverive kanë qënë të tensionuara, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për nxitje të dhunës në vendet përkatëse.

XS
SM
MD
LG