Lidhje

Raport i ri i Departamentit të Punës: Bie papunësia në SHBA


Raport i ri i Departamentit të Punës: Bie papunësia në SHBA
Raport i ri i Departamentit të Punës: Bie papunësia në SHBA

Presidenti amerikan Barak Obama mirëpriti lajmin se papunësia ra gjatë nëntorit por paralajmëroi për një sprapsje të ekonomisë në se Kongresi dështon të zgjasë shkurtimet e taksave mbi të ardhurave dhe kompensimet për papunësinë.

Raporti i sotëm i Departamentit të Punës thotë se niveli i papunësisë ishte 8 presje 6 përqind nga 9 që ishte një muaj më parë, rënia më e madhe në më shumë se dy vjet.

Tregjet e aksioneve u rritën sot pas këtij njoftimi. Shifrat tregojnë gjithashtu se ekonomia amerikane krijoi 120 mijë vende pune.

Por zoti Obama tha se ishte i zhgënjyer nga senatorët republikanë dje të cilët bllokuan planin e tij për zgjatjen e shkurtimi të taksës mbi pagat për amerikanët e shtresës së mesme. Ai tha se pa zgjatjen e këtyre përfitimeve, kongresi po ngre efektivisht taksat për gati 160 milionë amerikanë. Republikanët kundërshtojnë ngritjen e taksave për amerikanët e pasur.

Po sot, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha se çdo lajm për krijimin e vendeve të punës është i rimë por se niveli i papunësisë mbetet në nivele të papranueshme.

XS
SM
MD
LG