Lidhje

Raporti mjekësor: Whitney Houston u mbyt në vaskë


Një raport përfundimtar i mjekëve thotë se ylli i muzikës amerikane Whitney Houston u mbyt në vaskën e banjës së saj.

Në ambjentet e banjës u gjetën edhe drogat që ajo përdorte.

Zyra e mjekësisë ligjore në Los Angelos publikoi një raport të gjatë mbi autopsinë e Whitney Houstonit, e cila vdiq në shkurt në një hotel luksoz.

Raporti përfundimtar thotë se ajo u gjet përmbys me fytyrë të zhytur rreth 30 centimetra në ujin e ngrohtë të vaskës.

Hetuesit e policisë zbuluan “ një substancë pudre të bardhë” në një prej pasqyrave të banjës, së bashku me një lugë të vogël që përmbante “ një substancë kristalore”.

Në muajin mars zyra e mjekësisë ligjore vendosi që 48 vjeçarja u mbyt aksidentalisht. Sipas kësaj zyre në vdekjen e saj ndikuan përdorimi i kokainës dhe sëmundjet e zemrës.

XS
SM
MD
LG