Lidhje

Forcat siriane me mbështetjen amerikane deklarojnë fitoren në Raka


Forcat siriane me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara deklaruan të premten fitoren ndaj Shteti Islamik në ish “kryeqytetin” grupit Raka, duke e deklaruar qytetin të lirë nga ekstemistët. Në një konferencë shtypi që dha të premten, forcat e udhëhequra nga kurdët, të njohura si Forcat Demokratike Siriane ja dorëzuan zyrtarisht administratën e qytetit verior të shkatërruar një këshilli të përbërë nga zyrtarë lokalë dhe udhëheqës fisnorë.

Në një veprim shumë simbolik, konferenca e shtypit u zhvillua brenda stadiumit të sporteve të qytetit, të cilin miltantët e Shtetit Islamik e patën kthyer në depo armësh dhe burg të madh, ku ata mbanin dhe torturonin kundërshtarët e tyre.

"Ne deklarojmë sot me krenari dhe nder nga zemra e qytetit të Rakës fitoren e forcave tona në betejën e madhe për mundjen e organizatës terroriste Daesh, në kryeqytetin kalifatit të tyre, siç e quajnë ata”, - tha said Talal Sillo, zëdhënës i komandantit të Forcave Demokratike të Sirisë.

Zëdhënësi tha se 655 luftëtarë lokalë humbën jetën në një betejë që zgjati për katër orë në Raka.

Shumë kohë para fillimit të ofensivës tokësore nga Forcat Demokratike Siriane në fillim të qershorit në Raka, avionët luftarakë e bombarduan qytetin për muaj me radhë.

Forcat SDF me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, deklaruan të martën se i kishin dëbuar nga qyteti militantët e ISIS-it, pas disa javë luftimesh.

Rënia e Rakës shënon mundjen e ISIS-it, territoret e të cilit janë pakësuar vazhdimisht që vitin e kaluar.

IS e mori kontrollin e Rakass, që ndodhet në brigjet e Lumit Eufrat, në janar të vitit 2014 dhe e tranformuan atë në epiqendrën e sundimit të tyre brutal.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG