Lidhje

Rasmussen komenton mbi shkurtimet e mbrojtjes


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje vendeve anëtare të mos shkurtojnë buxhetet e mbrojtjes në këto kohë të vështira financiare

Zyrtari më i lartë i NATO-s ka ngritur shqetësimet rreth mënyrës se si disa pjestarë të saj po i përgjigjen vështirësive ekonomike, duke thënë se mund të bëhet një kompromis duke cënuar sigurinë e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u bëri sot thirrje vendeve anëtare të mos shkurtojnë buxhetet e mbrojtjes në këto kohë të vështira financiare.

“Thirrja ime e parë për qeveritë është mos lejojnë shkurtimet. Së dyti, të përdorin më me efektshmëri burimet që kanë dhe së treti, pas rimëkëmbjes ekonomikë të fillojnë të shtojnë buxhetet e mbrojtjes”, tha ai.

Zoti Rasmussen i bërë komentet sot në Bruksel para tkaimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Buxheti ushtarak i Shteteve të Bashkuara përballet me mundësinë e një shkuritmi prej 46 miliardë dollarësh në se presidenti Obama dhe Kongresi nuk arrijnë një marrëveshje deri në 1 mars.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta që largohet nga kjo detyrë, ka thënë se në se shkurtimet ndodhin, gadishmëria e ushtrisë do të prekej ndjeshëm.

XS
SM
MD
LG