Lidhje

Çfarë e bën një shtëpi “të gjelbër”


Një shtëpi e re e teknologjisë së lartë pranë Uashingtonit mund të jetë çelësi i vendosjes së standarteve për energjinë

Çfarë e bën një shtëpi “të gjelbërt” në se nuk ekzistojnë standarte për të gjykuar efektshmërinë e energjisë? Një shtëpi e re e teknologjisë së lartë pranë Uashingtonit mund të jetë çelësi i vendosjes së këtyre standarteve.

Standartet janë çelësi i përcaktimit në se një produkt, pajisje apo teknikë realizon atë që pretendon. Kështu synimi i Institutit Kombëtar Amerikan për Standartet dhe Teknologjinë duhet të ndihmojë në përcaktimin e standarteve mbi të cilat do të gjykohen produktet e energjisë së pastërt.

"Këto metoda të provës adoptohen nga organizata të tilla si ASTM apo ASHRAE, dhe pastaj përdoren nga prodhuesit për të vlerësuar këto produkte”.

Hunter Fanney drejton divizionin për Ndërtesat dhe Ambjentin në Institutin Kombëtar të Standarteve. Ai thotë se instituti jo vetëm që punon me shoqata të industrisë por punon nga afër edhe me organizatat ndërkombëtare.

"Jemi të angazhuar në standartet ndërkombëtare që do të lidhin rrjetin e duhur me ndërtesat e duhura. Jemi të angazhuar në standartet ndërkombëtare për të caktuar një metodë për testimin e pompave të ngrohjes dhe të ajrit të kondicionuar pasi shumë produkte dalin jashtë vendit. Kjo mund të bëhet pengesë për tregtinë në qoftë se çdo vend ka procedurën e vet."

Ndërtesa Rezidenciale Provë me Energjinë Zero do të prodhojë energji të mjaftueshme për një familje me katër veta. Por kjo shtëpi-provë do të jetë thjesht stimuluese – që është për të ardhur keq pasi kur krahasohet me shtëpitë e reja që ndërtohen, ajo është e një teknologjie shumë të lartë.

Panelet automatike hapin dhe mbyllin dritat si dhe pajisjet. Lidhjet e tjera elektrike do të ndihmojnë institutin të kryejë prova për të pare efektshmërinë energjitike në shtëpitë e reja.

"Pasi të demonstrojmë për vitin e parë funksionimin me energji zero, do ta përdorim këtë prove për teknologjitë e reja të ngrohjes dhe ftohjes. Kemi nevojë për një standart për të matur aktualisht punën e tyre. Kemi një numër laboratorësh por kjo shtëpi është prova më reale. Ajo na jep mundësinë për të vlerësuar teknologjitë në kushte reale."

Të gjitha pajisjet konsiderohen efikase për energjinë. Pjesa e jashtme është ndërtuar nga një bord i çimentuar që ndihmon në mirëmbajtjen e lire të shtëpisë. Gjithashtu pot ë vini re nuk ka ulluqet. Uji i shiut mblidhet në depozita nëpërmjet një serie tubash nën zhavorr. Neal Diehl, specialist me kompaninë Thierren Waddell, thotë se ajri i kondicionuar dhe i ngrohjes do të sigurohen nga tre lloje të ndryshme tubash gjeo-termike duke lejuar institutin të krahasojë efektshmërinë e secilës:

"Ky është sistemi ynë gjeotermal i shumëfishtë. Kjo do të bëjë të mundur testimin e burimeve tokësore për pompat e ngrohjes dhe të ftohjes në të njëjtin vend për të përcaktuar se cili nga të tre burimet është më i efektshmi."

Kur e vizituam Shtëpinë me Energji Zero në fazat e para të ndërtimit, ishim në gjendje të shihnim disa aspekte të veçanta si muret e trashë izolues të vulosura për të ndaluar nxjerrjen e ajrit. Bodrumi u ndërtua me pllaka ngrohëse dhe ftohëse duke përdorur ujin që rrjedh në tubacione.

Hunter Fanney thotë se ndërtesa shërben gjithashtu si prove për teknologjitë e gjelbra të së ardhmes që ende janë duke u zhvilluar si i shumë foluri rrjeti inteligjent elektrik:

"Kjo shtëpi ka të instaluar rrjetin inteligjent elektrik. Nëse ke këtë system por një ndërtesë që nuk i përshtatet nuk kemi arritur shumë. Kjo është një fushë që po zhvillohet. Tani për tani nuk blen dot një pajisje për ngrohje apo ftohje që të ketë rrjetin inteligjent elektrik.”

Fanney thotë se pajisje me sistem të tillë do të lejojnë përdorimin e çmimeve më të favorshme. Tani, shumica e njerëzve paguajnë të njëjtin çmim për energjinë për çdo orë të ditës:

"Në se ndërtesa është efiçente, sistemi do të zgjedh përshembull të ngroh ujin mes orës 2 dhe 6 të mëngjesit dhe ta ruajë atë për t’u përdorur më vonë.”

Pas përfundimit vitin e ardhshëm, shtëpia me energjinë zero pritet të demonstrojë se një shtëpi banimi tipike familiar mund të prodhojë aq energji nga burimet e rigjenerueshme sa i nevojitet. Ajo do të shfrytëzohet për të nxjerr të dhëna dhe standarte të përdorimit të energjisë dhe zbatimit të tyre në kushte reale.

XS
SM
MD
LG