Në Shqipëri parlamenti miratoi sot me 127 vota në favor, nga 140 vende që e përbëjnë atë, kodin e ri zgjedhor, i hartuar në konsensus mes partisë demokratike të kryeminisrit Sali Berisha dhe socialistëve të drejtuar nga Edi Rama. Partitë e vogla ripërsëritën edhe sot qëndrimin e tyre kundërshtues. Ndërsa kryetari i partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule dha megjithatë votën e tij pro, kryetari republikan Fatmir Mediu dhe drejtuesi i Frymës së re Demokratike, Gazmend Oketa votuan kundër. Tre deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim, abstenuan.
Reforma zgjedhore u përmbyll javën e shkuar pas afër 8 muajsh punë. Falë trysnisë ndërkombëtare dhe vecanërisht të komisionit europian, palët tejkaluan dhe mosmarrëveshjet mbi disa pika kyce që kishin të bënin me rikompozimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, përdorimin e teknologjive në procesin e votimit dhe të drejtën e verfikimit të dokumentacionit zgjedhor.
“Sot për parlamentin është një ditë e vecantë, pasi aprovhet me konsensus një nga ligjet themelore për një shoqëri të lirë”, deklaroi kryeministri Berisha duke shtuar se “Ligji është një dëshmi tjetër, një histori në të cilën nuk ka të humbur, ku të gjitha palët fitojnë, është një shembull që duhet frymëzojë forcat politike”. Nga ana e tij, socialisti Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit parlaentar të reformës u shpreh se “me këto ndryshime është krijuar një bazë solide për një proces të rregullt zgjedhor”. Ai shpjegoi se “opozita nuk mendon se me këtë tekst janë zgjidhur të gjitha problemet. Me shumë se ato cfarë kemi shkruar vlen se cfarë do të bëjmë. Një proces transparent ka nevojë edhe për institucione të forta dhe vullnet politik. Dhe dilema e madhe është, a do ketë vullnet Sali Berisha për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Gjiknuri.
Për partitë e vogla ndryshimet nuk përbëjnë një reformë por përfaqësojnë një tjetër marrëveshje mes dy partive më të mëdha. “Ka qenë tërësisht një proces jo transparent”, deklaroi kryetari republikan Mediu sipas të cilit kodi i ri “nuk garanton barazinë e votës, nuk garanton elementët bazë të një gare të lirë, nuk garanton një demokraci përfaqësuese dhe pjesmarrje të qytetarëve”. Ndërsa për drejtuesin e Frd, Gazmend Oketa “kemi të bëjmë me arnime të kodit të vjetër”. Partitë e vogla kishin këmbëngulur për një modifikim të sistemit zgjedhor aktual, proporcional rajonal, duke propozuar një mekanizëm të korrektimit në nivel kombëtar, në mënyrë që një pjesë e 140 vendeve në parlament të shpërndahej pas llogaritjes së votave që secila parti kishte marrë në të gjithë territorin e vendit. Ndonëse socialistët ishin shprehur në favor, kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga demokratët.
Reforma zgjedhore ishte një nga kërkesat kyce të Brukselit në mënyrë që Shqipëria të marrë satusin e vendit kandidat. Votimi i sotëm u përshëndet nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle sipas të cilit ajo “përbën një hap domethënës”. Zoti Fyle i bëri thirrje “si maxhorancës qeverisëse dhe opozitës të ndërtojnë mbi këtë zhvillim pozitiv dhe të përkrahin më tej dialogun politik konstruktiv dhe bashkëpunimin për plotësimin e punës në vazhdim për priotitetet e tjera kyçe të Opinionit si dhe për të arritur një numër të madh rezultatesh brenda shtatorit” duke nënvizuar se “reformat për drejtësinë përbëjnë një faktor kyç drejt rrugë së integrimit në BE”.
Vendimi i sotëm i parlamentit u përshëndet edhe nga ambasadorët në Tiranë të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit europian dhe Osbe të cilët nxitën palët të ecin më tej me cështjen e imuniteteve dhe reformat e tjera të nevojshme për përparimin e vendit drejt integrimit europian.