Në Kosovë, autoritetet thanë se deri në vitin 2022 pritet të përfundojë procesi i regjistrimit të diasporës, një proces që ka filluar tre vjet më parë. Zyrtarë të Ministrisë së Diasporës thanë se ky proces është i rëndësishëm për përmirësimin e partneritetit me diasporën, e cila dërgon në Kosovë qindra milionë euro në formën e remitencave. Mendohet se përfshirja më e gjerë e saj do ta shndërronte diasporën në një investitor me peshë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Facebook Forum