Në njësitë vendore në veri të Shqipërisë janë regjistruar një numër i madh kandidatësh të pavarur, që do të konkurrojnë për zgjedhjet vendore të 8 majit. Kjo ndryshon nga kandidatët e forcave kryesore politike, të cilët ende nuk janë regjistruar pranë komisioneve zonale, megjithëse afati përfundimtar i regjistrimit është në ditët e fundit.
Ndërkohë, në pjesën më të madhe të bashkive pritet të rikandidojnë kryetarët ekzistues të këtyre bashkive.
Korrerespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, njofton nga Shkodra.