Lidhje

Trump-senatorëve republikanë: mbani premtimin ndaj votuesve


Një ditë pas dështimit të përpjekjes së republikanëve për të shqufizuar dhe zëvendësuar ligjin e njohur gjërësisht si "Obamacare"', Zoti Trump ftoi të mërkurën të 52 senatorët republikanë në Shtëpinë e Bardhë për një drekë mbi këtë çështje.

Presidenti amerikan Donald Trump u tha prerazi senatorëve se ata duhet të mbajë premtimin shtatëvjeçar për votuesit që të shfuqizojnë ligjin e kujdesit shëndetësor të vendit.

"Çdo senator që voton kundër fillimit të debatit mbi këtë çështje i thotë Amerikës se ai është dakort me "Obamacare". Por të të jesh dakort me të nuk është një opsion edhe për një arsye tjetër: sepse është zhdukur, ka dështuar dështuar, nuk do të jetë më përreth", tha zoti Trump.

Republikanët vazhdojnë të ballafaqohen me pasojat pas dështimit për të shfuqizuar apo ndryshuar ligjin për kujdesin shëndetësor që u miratua gjatë administratës Obama. Dështimi i republikanëve në Senat përbën një goditje të rëndë për Presidentin Donald Trump dhe u ka dhënë zemër demokratëve në Kongres:

Një moment i vështirë për republikanin më të lartë në Senat, pasi dy senatorë të tjerë republikanë e braktisën projektligjin për kujdesin shëndetësor:

“Më vjen keq që përpjekja për të zëvendësuar dështimet në ligjin Obamacare nuk u realizua,” tha Mitch McConnell, Udhëheqës i republikanëve në Senat.

“Jam i zhgënjyer, pa dyshim. Për shtatë vjet kam dëgjuar nga Kongresi: ‘ta shfuqizojmë, ta zëvendësojmë,’ dhe kur më në fund patën një shans për ta bërë këtë, nuk e shfrytëzuan rastin,” - tha Presidenti Trump.

Ishte një rrëmujë e vërtetë, shprehet Molly Reynolds, studiuese në Institutin Brookings.

Udhëheqësit republikanë kanë ngritur një ide të re: shfuqizimin e ligjit ekzistues, pa pasur një variant zëvendësimi. Disa senatorë republikanë dhe të gjithë demokratët në Senat e hodhën menjëherë poshtë këtë ide:

“Nuk mendoj se ka një shumicë demokratësh që do ta mbështesnin këtë ide të papeshuar,” - tha Senatorja demokrate Jeanne Shaheen.

Projektligji u hartua nga republikanët, pas dyerve të mbyllura, një praktikë që po kritikohet me forcë nga demokratët, të cilët kërkojnë bashkëpunim në këtë proces:

“Është e hapur porta për bashkëpunim dypartiak. Republikanët duhet të kalojnë nëpër këtë portë,” - tha Senatori demokrat Chuck Schumer.

Presidenti Trump u ka premtuar republikanëve fitore në përparësi të tjera si reforma fiskale. Analistët thonë se arritje të tilla bëhen më të vështira pas goditjes që morën republikanët dhe presidenti me këtë dështim në projektligjin për kujdesin shëndetësor.

“Ky dështim nxori në pah kufizimet që hasen kur punon me një president pa përvojë, por edhe pa popullaritetin e nevojshëm. Nëse republikanët nuk e arritën miratimin e projektligjit që kanë premtuar prej shtatë vjetësh lindin pyetje për nismat e tjera legjislative që kanë premtuar,” - thotë analistja Molly Reynolds.

Demokratët kanë përçarje brenda vetes lidhur me ligjin për kujdes shëndetësor. Ka disa që duan të forcojnë tregun privat ku klientët mund të blejnë sigurime shëndetësore, ka të tjerë që kërkojnë mbulim të njëjtë për të gjithë, një sistem ku qeveria do të paguante të gjitha kostot.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG