Në qytetin e Shkodrës ka nisur puna për restaurimin e një prej rrugëve më karakteristike të këtij qyteti, “Gjuhadol”, e cila bën pjesë në listën e monumenteve të kulturës. Restaurimi bëhet me mbështetjen e Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri dhe synon ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në funksion të nxitjes së turizmit kulturor.