Ish kandidati për president Rick Santorium po mbështet tani ish-rivalin e tij, Mitt Romney, për emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale.
Në një letër që ai ja çoi me e-mail përkrahësve të tij mbrëmë dhe që është pubklikuar sot në faqen e tij në internet, zoti Santorum thotë se ai e mori vendimin pas një takimi që pati me zotin Romney javën e kaluar në Pitsburg të Pensilvanisë.
Santorum i siguroi përkrahësit se zoti Romney, ish-guvernator i Massachusetsit, ka të njëjtat kërkesa me të për uljen e taksave dhe për një qeveri më të vogël, si dhe kundërshtimin që ata kanë ndaj abortit dhe martesës mes të njëjtit seks.