Lidhje

Rifillon bombardimi me artileri kundër qytetit të Homsit


Aktivistët thonë se forcat siriane kanë rifilluar një sulm me artileri ndaj qytetit të Homsit sot, ndërsa i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan mbërriti në Rusi për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në Siri.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut në Britani thotë se të paktën 3 njerëz u vranë në distriktin e Khaldieit pas fillimit të bombardimeve sot në mëngjes. Qyteti i Homsit ka përjetuar disa prej sulmeve më të ashpra gjatë dhunës një vjeçare në Siri.

Luftime u njoftuan edhe në provincën e Idlibit në kufi me Turqinë, ku grupet e të drejtave të njeriut thanë se të paktën një person u vra.

Dhuna e sotme ndodhi ndërsa i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe Kofi Anan mbërriti në Moskë në përpjekje për të bindur Rusinë që të mbështesë thirrjet e ndërkombëtarëve për një armëpushim për hapjen e dialogut politik me Sirinë.

XS
SM
MD
LG