Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën e shoqërisë civile për një referendum mbi ligjin e trajtimit të integruar të mbetjeve urbane, por vendosi ta dërgontë çështjen në Gjykatën Kushtetuese pas 6 muajsh. KQZ zhvilloi sot një mbledhje të gjatë, ku shqyrtoi materialet dhe dëgjoi përfaqësues të Aleancës Kundër Importimit të Plehrave, duke kaluar me vështirësi në labirintet ligjore deri sa e miratoi kërkesën bashkë me shtyrjen edhe 6 muaj të tjerë.
Kryetari i KQZ, Arben Ristani, tha se “kjo është hera e parë që shqyrtimi i një kërkese për referendum vjen deri në një nivel kaq të lartë, dhe përsëriti vëzhgimin se midis firmave kishte edhe nënshkrime të falsifikuara”.
Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile mblodhën mbi 50 mijë firma qytetarësh në Tiranë dhe në qytete të tjera të mëdha të Shqipërisë dhe kërkuan një referendum mbi ligjin e mbetjeve urbane, që lejon importimin e tyre në interes të industrive ricikluese.
Studiuesit thonë se Shqipëria ende nuk është e gatshme të hyjë në hartën europiane të riciklimeve, sepse industritë e saj ricikluese janë në hapat e tyre të para, dhe nuk munden të përpunojnë mbetjet e rrezikshme. Përfaqësuesi i lëvizjes mjedisore shqiptare, Lavdosh Feruni, tha se “KQZ zhvilloi sot një farsë, kur tha se populli ka të drejtë për referendume, por e futi në sirtar këtë kërkesë për 6 muaj”.
Veprimtarët e Aleancës Kundër Importimit të Plehrave i kërkuan parlamentit me anë të një peticioni që të shtyhet deri në 20 vjet mundësia e këtyre importeve, derisa Shqipëria të ngrinte një industri të zhvilluar ricikluese si ajo në vendet e Bashkimit Europian.
fatos lubonja: për këtë ligj ka një ndjeshmëri të madhe nga ana e opinionit publik dhe kqz nuk duhet të merret me partitë politike, por me këkesën e qytetarëve
Organizatat joqeveritare protestuan prej 8 muajsh kundër disa neneve që lejojnë importin e mbetjeve në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane qysh përpara se ai të miratohej nga parlamenti, sepse sipas tyre, ato nene e nxirrnin ligjin jashtë standarteve dhe dispozitave europiane.
Shumica e deputetëve të koalicionit qeveritar e miratoi ligjin me vendosmëri, pa dëgjuar propozimet e ekspertëve të mjedisit, megjithë protestat e qytetarëve në oborrin e parlamentit, megjithë ngurrimin e presidentit Topi për ta nënshkruar atë, megjithë peticionin e tre mijë qytetarëve, duke siguruar kështu veçse lëndë të para për disa fabrika ricikluese që tashmë janë ngritur në Shqipëri.