Lidhje

Ritme të larta të papunësisë në rang botëror


Ritme të larta të papunësisë në rang botëror
Ritme të larta të papunësisë në rang botëror

Ritmi i papunësisë mbetet i lartë në shumicën e ekonomive të zhvilluara të botës, duke shkaktuar më tepër shqetësime për formuluesit e politikave, të cilët përpiqen të shmangin një tjetër recesion global.

Të dhënat e publikuara sot nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik tregon se papunësia në të gjitha vendet e grupit prej 34 shtetesh u rrit paksa gjatë muajit tetor, nga 8,2, në 8,3 për qind.

OECD-ja thotë se gjithsej, 45,1 milionë njerëz nga vendet anëtare të saj, ishin të papunë gjatë muajit tetor dhe se rritja më e madhe e numrit të të papunëve është në Evropë. Eurozona e ka shifrën e papunësisë 10,3 për qind, shifra më e lartë gjatë krizës globale financiare.

Vendet me papunësi më të lartë, sipas raportit, janë Spanja me një ritëm prej 22,8 për qind dhe pas saj, vjen Holanda.

Analistët druhen se problemet ekonomike të Spanjës mund ta detyrojnë ekonominë e katërt më të madhe të Eurozonës t’i bashkohet Greqisë dhe vendeve të tjera që kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe e botës, gjatë nëntorit ritmi i papunësisë ka rënë me 0,4 për qind, në shifrën 8,6 për qind. Edhe në Gjermani, ritmi i papunësisë ka rënë me 0,2 për qind, në shifrën 5,5 për qind.

XS
SM
MD
LG