Lidhje

Rixhes Filbin i thotë lamtumirë karrierës 50 vjeçare në televizion


Rixhes Filbin i thotë lamtumirë karrierës 50 vjeçare në televizion
Rixhes Filbin i thotë lamtumirë karrierës 50 vjeçare në televizion

Regis Philbin është një prej figurave më të njohura të televizionit amerikan që e filloi karrierën qysh në vitet 1960. Ai mban rekordin Guinness për njeriun që ka qëndruar më gjatë para kamerave të televizionit me mbi 1600 orë program. Në rolet e aktorit, këngëtarit dhe drejtuesit të emisioneve, Regis ka qënë i pranishëm në shtëpitë e amerikanëve prej më shumë se 50 vjetësh. Sot ishte dita e tij e fundit me programin e mëngjesit të orës 9 që mban emrin e tij dhe të bashkë-prezantueses Kelly Ripa. Regis është me origjinë nga arbëreshët e Italisë, një fakt që ai e ka përmendur disa herë në emisionin e tij.

XS
SM
MD
LG