Lidhje

Fitoplanktonet dhe ndryshimet klimatike


Robotët po ndihmojnë shkencëtarët në Afrikën e Jugut të bëjnë zbulime të rëndësishme në lidhje me ndryshimin e klimës.

Robotët e zgjuar që zhyten nën ujë janë duke ofruar një dritare më parë të paarritshme në oqean, dhe për mënyrën se si e trajton dioksidit e tepërt të karbonit.

Zhytësat robotikë po u ofrojnë shkencëtarëve të dhëna të sofistikuara për ndryshimin e klimës.

Para se të përdoreshin këta robotë në oqean e jugut gati pesë vjet më pare, sezoni i rritjes fitoplanktonike nuk kuptohej si duhej.

Fitoplanktoni është për oqeanin si janë pemët për tokën – ata kryejnë detyrën e rëndësishme të magazinimit të karbonit.

Dr Sebastiaan Swart në Këshillin e Hulumtimeve Industriale dhe Shkencore në qeverinë e Afrikës së Jugut, thotë se zhytësit robotikë kanë treguar se fitoplanktonet mikroskopike thithin më shumë dioksid karboni të dëmshëm nga atmosfera në oqean nga sa mendohej.

"Ajo që vërejtën zhytësit robotikë nga pranvera në fund të verës është se lulëzimi i pranverës, rritja e fitoplanktoneve që ndodh në pranverë, tani ndodh në shtator/tetor. Më pas ne teorikisht menduam se ato nuk do të rronin gjatë. Por robotët në fakt treguan se këto fitoplanktone do të vazhdonin për një periudhë shumë më të gjatë nga sa e mendonim. Kjo është shumë e rëndësishme për klimën globale pasi do të thotë se potencialisht ato do të absorbojnë më shumë dioksid karboni gjatë fotosintezës."

Dislokimi i zhytësave robotikë është shumë më i lirë sesa përdorimi i anijeve kërkimore.

Zhytësat robotikë dërgojnë të dhëna të grumbulluara gjatë një dislokimi afatgjatë në vend të atyre të grumbulluara gjatë udhëtimeve të shkurtra shkencore të kryera me anije apo përdorimi i të dhënave satelitore që kufizohen vetëm në sipërfaqen e oqeanit.

Andre Hoek shpjegon:

"Avantazhi i madh këtu është se kemi së pari një prani të vazhdueshme. Pra ne shkojmë me një anije të madhe kërkimore, dislokojmë robotin dhe kthehemi duke e lënë robotin aty për gjashtë muaj apo një vit. Avantazhi tjetër i madh është se nuk ke faturë energjie. Robotët funksionojnë me fuqinë e valëve. "

Robotët e telekomanduar përdorin komunikimet satelitore për të mënjanuar anijet që përdorin sensorë.

Ekipi i Afrikës së Jugut ka adoptuar disa robotë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

"Morëm një robot oqeani që mat kohën, që mund të navigojë dhe i shtuam një aparat matës për jehonën për të bërë të njëjtat gjëra që do të bënte një anije kërkimore."

Zhytësat robotikë kanë qënë në treg vetë pesë apo dhjetë vitet e fundit.

Dislokimi në oqeanet jugorë nuk është pa rreziqe, përfshi akull, rryma dhe anije mallrash.

Fred Fourie është inxhinier oqeanik më Këshillim për Hulumtime Shkencore dhe Industriale.

"Këta zhytësa robotikë janë hartuar dhe ndërtuar në Hawaii. Përdorimi i tyre këtu është pak ndryshe. Kemi patur raste kur përdorimi ka qënë me rreziqe.”

Ndërsa ka patur ndryshime klimatike përgjatë gjithë histories së tokës, është ritmi i rritjes së dioksidit të karbonit të shkaktuar nga njeriu ai që i shqetëson shkencëtarët.

Zbulimi se periudha e lulëzimit të fitoplanktoneve në oqeanin jugor zgjat më shumë nga sa mendohej dhe se ato kryejnë një funksion më të madh në magazinimin e dioksidit të karbonit, është i rëndësishëm.

Por ky fitoplankton që mendohet se thith më shumë dioksid karboni sesa pyjet tropikale në tokë, varet nga stuhitë verore që sjellim ushqim nga thellësitë e oqeanit.

Ndërsa zbulojmë sesa të rëndësishme janë fitoplanktonet e oqeanit të jugut për klimën, duke magazinuar karbonin, efektet e ndryshimeve klimatike tek prodhimtaria e fitoplanktoneve ka filluar të ndjehet me ndryshimin e stuhive verore. Të dhënat e grumbulluara nga oqeani jugor do të kontribuojnë në raportin e gjashtë të vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike 2018 – 2019.

XS
SM
MD
LG