Lidhje

Robotët ndërtojnë robotë


Kush është ai prind që nuk dëshiron të krijojë fëmijët e vet për të qenë më të mirë - më të shpejtë, më të zgjuar, më të aftë? Edhe pse prindërit njerëz nuk mund t’i arrijnë të gjitha këto për fëmijët e tyre, një robot, mundet. Shkencëtarët në Universitetin e Kembrixhit në Angli kanë krijuar një robot nënë që jo vetëm ndërton fëmijët e vet, por edhe analizon aftësitë e tyre.

Ky është një version robotik i mbijetesës së më të fortit. Roboti ‘nënë’ analizon aftësitë e secilit prej 'fëmijëve' që krijon, dhe ruan tiparet më të mira të tyre për brezin e ardhshëm.

Andre Rosendo, është shkencëtar:

"Ndërsa ‘nëna’ i krijon dhe i vë në punë, ajo vlerëson aftësitë e tyre, dhe të dhënat i përdor për të krijuar gjeneratën e ardhshme të robotëve."

Në këtë proces, nuk ka ndërhyrje të njeriut, me përjashtim të një kompjuteri komandues për të krijuar një robot të aftë për të lëvizur nga një vend në tjetrin. Roboti ‘nënë’ ndërton robotët ‘fëmijë’ me copa të ngjitura dhe motorë të vegjël, në konfiguracione të ndryshme, pastaj shikon se sa shpejt lëvizin, dhe përzgjedh robotët që lëvizin më shpejtë.

"Roboti nënë mund të ndërtojë qindra fëmijë robotë dhe t’i analizojë ata. Nëse aftësia e tyre është e mirë, roboti nënë ruan ruan formën e tyre për gjeneratën e ardhshme, dhe nëse jo, i prish", shpjegon Fumiya Iida, drejtues projeki.

Motivimi për të prodhuar fëmijë robotë të mirë kontrollohet nga një ekip kërkimor.

"Ne programojmë robotët bazuar në disa funksione që përcaktojnë shpërblimin në varësi të punës. Në rastin e robotit fëmijë, është distanca; sa më gjatë roboti ecën, aq më i mirë është shpërblimi," thotë André Rosendo, shkencëtar.

Pas disa brezash, fëmijët robotë vrapojnë dy herë më shpejt.

"Roboti nënë krijon 500 robotë për të parë se kush është i mirë dhe kush i keq," shpjegon Fumiya Iida, drejtues projeki.

Shkencëtarët thonë se robotët mund të përdoren në një fabrikë automobilësh, për shembull, ku kamerat robot shqyrtojnë çdo makinë në linjat e montimit, vlerësojë gabimet, dhe pastaj projektojnë një makinë më të mirë.

XS
SM
MD
LG