Lidhje

Mit Romni viziton Izraelin


Kandidati për president i Partisë Republikane Mit Romney është takuar me kryeminsitrin Benjamin Natanjahu, mik i tij prej vitesh

Kandidati për president i Partisë Republikane Mit Romney ndodhet për vizitë në Izrael, ku ai sot është takuar me kryeminsitrin Benjamin Natanjahu, mik i tij prej vitesh. Kryministri izraelit i tha zotit Romney se ai është dakord me qëndrimin republikan se rreziku më i madh me të cilin ndeshet bota sot është mundësia e një Irani me armë bërthamore.

Zoti Romni tha se ai dëshiron të dëgjojë mendimin e zotit Netanjahu lidhur me veprime të tjera që mund të merren për ta bindur Iranin të largohet nga “marrëzia bërthamore”, siç u shpreh ai. Në komentet për publikun zoti Romni u rezervua dhe nuk u shpreh sikurse një nga këshilltarët e tij për politikën e jashtme, se në se zgjidhet, ish-guvernatori nuk do të përpiqet ta ndalë Izraelin në se Teherani sulmon objektet bërthamore të Iranit.

Kandidati republikan tha në një intervistë për CBS News se ai nuk dëshiron që distancohet nga politika zyrtare e SHBA në një udhëtim jashtë vendit. Madje ai duket se mbështeti qëndrimin e administratës Obama për të shkurajuar një veprim ushtarak ndaj Iranit, ndërsa zhvillohen bisedime me Teheranin.

Zoti Romni u takua sot në Jeruzalem edhe me kryeministrin palsetinez Salam Fajad, por nuk u dhanë hollësitë e takimit. Ai shkoi dje në Izrael nga Britania, ku ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave Olimpike. Nesër ai shkon në Poloni, që është ndalesa e fundit e turneut të tij.
XS
SM
MD
LG