Lidhje

Presidenti iranian për vizitë në Evropë


Për herë të dytë brenda pak më shumë se dy muajsh, zyrtarët italianë dhe francezë bëhen gati të presin Presidentin iranian, Hassan Rouhani këtë javë, me shpresën për të filluar një kapitull të ri me këtë vend strategjik të Lindjes së Mesme. Këtë radhë, ata shpresojnë se vizita do të ketë rezultat.

Udhëtimi i Presidentit Rouhani në Evropë, ishte parashikuar fillimisht për në nëntor, por u anullua pas sulmeve terroriste në Paris që shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e afro 500 personave.

Tani, zoti Rouhani po shkon për një vizitë historike në Itali, Vatikan dhe Francë për të krijuar lidhje të reja me Evropën, ndërsa vendi i tij del nga izolimi.

Ai mbërrin në Itali nesër ku do të takohet me kryeministrin Matteo Renziz dhe zyrtarë të tjerë. Ai do të ketë bisedime edhe me Papa Françeskun, i pari udhëheqës iranian që e bën një gjë të tillë prej afro dy dekadash, para se të niset të mërkurën për në Paris.

XS
SM
MD
LG