Lidhje

Irani i del në mbrojtje marrëveshjes bërthamore


Iranian President Hassan Rouhani speaks during the United Nations General Assembly at U.N. headquarters, Sept. 20, 2017.
Iranian President Hassan Rouhani speaks during the United Nations General Assembly at U.N. headquarters, Sept. 20, 2017.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani i ka dalë në mbrojtje marrëveshjes bërthamore dhe mënyrës si po e zbaton vendi i tij këtë marrëveshje që bëri të mundur heqjen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit. Presidenti Rouhani e mori sot fjalën gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku tha se duke shkelur detyrimet e saj ndërkombëtare, administrate e re amerikane nuk bën gjë tjetër veçse shkatërron kredibilitetin e saj, minon besimin në marrëdhëniet me këtë administratë, si dhe bën të pavlefshme angazhimet që merr ajo. Udhëheqësi iranian i bëri komentet në përgjigje të deklaratave që bëri dje Presidenti amerikan Donald Trump.

Zoti Trump tha dje në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i përmbahen një traktati që s’bën gjë tjetër veçse maskon ambicjet bërthamore të Iranit. I pyetur më pas se çfarë synojnë të bëjnë Shtetet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se ka marrë vendim lidhur me të ardhmen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, por nuk pranoi të thoshte konkretisht se çfarë vendimi kishte marrë dhe nëse Shtetet e Bashkuara do ta braktisin paktin. Marrëveshja u arrit në vitin 2015 gjatë administratës Obama me synimin për të vënë kufizime mbi programin bërthamor të Iranit për të mos lejuar që regjimi iranian të zhvillonte armë bërthamore. Presidenti Trump e cilësoi marrëveshjen me Iranin një akt që turpëron Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG